Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas miratimit në Parlament të Marrëveshjes së Menaxhimit të Butrintit.
Nisur nga akuzat e shumta që janë bërë në lidhje me këtë projekt për menaxhimin e Parkut Kombëtar në jug të Shqipërisë, diplomatja amerikane kujdeset të kujtojë se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk është përdorur asnjëherë për fitim apo shfrytëzim.
Yuri Kim kujton se AADF është krijuar në vitin 2009 me mbështetjen e USAID për të mbështetur dhe për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri.
“Që atëherë, AADF ka akorduar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr mbi 300 milionë dollarë nga investitorë të tjerë.”shprehet Kim.
Diskutime rreth kësaj post