Mira ka telefonuar këtë të Shtunë nga Londra dhe ka rrëfyer për “Aldo Morning Show”, se si vajza e saj është martuar me një djalë me ngjyrë.
Në nisje të bisedës, ajo nisi të qante sepse pavarësisht se e ka pranuar marrëdhënien e tyre, thellë në zemër nuk është e lumtur.
Mira: “Unë jam nga ato mamit që vajza ime është martuar me një person me ngjyrë (qan), nuk është se nuk paragjykojmë se nuk është shumë e lehtë. Por ndodh, s’ke ça i bën fëmijës! Nuk janë shqiptarët kaq të civilizuar sa shprehen”.
Aldo: Lëri se gënjejnë po hë!
Mira: “Megjithëse djali që kam për dhëndër është me gjithë të mirat, është njohur me gocën që në fakultet në vit të parë, kanë 12 vjet, por prapë nuk e di…Kur vete në Amerikë i shikoj, nuk e di si…”
Aldo: Je bërë gjyshe?
Mira: “Jo akoma, me djalin po me vajzën jo. Ata kanë arritur majat atje ku janë, por prapë zemra të vret pak…”.
Aldo: Po mirë zemra, po edhe njerëzit vërdallë.
Mira: “S’kam problem për njerëzit unë, kisha hallin tim. Ata janë të lumtur, kanë gjetur njëri-tjetrin, nuk kanë probleme. Tani ia kam mbushur mendjen vetes, kam vite se s’kam ça bëj. Nga Tirana erdha në Londër dhe kur erdha e pashë m’u mbush mendja, se ajo e kishte mendjen top”.
Diskutime rreth kësaj post