Disfata ndaj Italisë shkaktoi një stuhi në skuadrën përfaqësueses jo për rezultatin i cili sigurisht mund të qëndrojë, as për paraqitjen që në tërësi ishte pozitive, por për krisjen mes trajnerit De Biasi dhe mesfushorit Taulant Xhaka.
Megjithatë sot kundër Bosnjes kuqezinjtë do të mundohen të hedhin pas krahëve këtë moment të vështirë dhe të përqëndrohen tek kjo sfidë miqësore e cila mund ti shërbej jo pak për të ardhmen. Tekniku i kuqezinjve pritet të kryejë disa ndryshime në formacion në krahasim me sfidën ndaj italianëve. Berisha megjithëse do të vijojë të jetë i pezulluar edhe në takimin e radhës eliminatiore ndaj Izraelit, në këtë miqësore do ta nisë titullar në kuadrat. Mbrojtja ka gjasa të përbëhet nga Hysaj, Veseli, Ajeti dhe Aliji, megjithatë nuk përjashtohet që një vend në qëndër të mbrojtjes edhe për Albi Allën, nëse ndodh do të ishte debutim në kombëtare për lojtarin e Kukësit. Përpara repartit difensive do të vendoset Kukeli, kurse në mesfushë me shumë mundësi do të jenë Roshi nga e djathta, Memushaj e Basha në qëndër dhe Hyka nga e majta. Në sulm ka një bolatazh mes Armando Sadikut dhe Bekim Balajt.
Në krahun tjetër tekniku Bazdarevic do të aplikojë skemën taktike 4-4-2. Pritet që dyshja ofensive të përbeht nga dy emra të njohur të futbollit boshnjak si sulmuesi i Romës Edin Dzeko dhe ai i Hethës së Berlinit Vedat Inisevic, një tjetër element i rëndësishëm është mesfushori i Lazios, Senad Lulic që gjithashtu pritet të jetë në formacionin titullar të bluve.
“Mezi pres me ti pa sytë”, Venera dhe Lindi suprizojnë ndjekësit, çifti në pritje të ëmbël?
Pak minuta më parë çifti i njohur i showbizzit, Venera dhe Lind Islami, kanë publikuar albumin e tyre më të...
Diskutime rreth kësaj post