Pas finales së madhe të BigBrother VIP është organizuar një ‘afterparty’ për të gjithë ish-banorët dhe personazhe të njohur të showbizit shqiptar.
Një pjesë e madhe e banorëve janë marrë në intervista dhe një prej tyre është dhe ish-finalistja Efi Dhedhes e cila përgjatë javëve të fundit ka qenë goxha e komentuar në rrjet pas përplasjeve që pati gjatë qëndrimit në shtëpi me Kiarën dhe Luizin.
Ish-banorja është pyetur nëse ka pasur komunikim me moderatoren pas daljes apo dhe me Luizin.
Pyetje:
Ke pasur komunikim me Kiarën?
Efi: Jo nuk kam pasur, nuk kemi pasur kohë të flasim, por do të kemi mjaftueshëm në vazhdim.
Po me Luizin?
Efi: Jo, akoma jo. Po prit se dje mbaroi, kishte afterparty-n mbrapa, unë ika në shpi.
Kur ke qenë në fillimet në Big Brother ke thënë se je në një lidhje. Je akoma e lidhur?
Efi: Po, po.
A je e lumtur?
Efi: Pafund.
Diskutime rreth kësaj post