Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të nisë puna në terren për bazën ajrore të Kuçovës, në bazë të projektit të NATO-s.
Sipas ministres Xhaçka, Forcat e Armatosura po vijojnë modernizimin vit pas viti përmes projekteve e investimeve të rëndësishme.
Xhaçka shton se brenda vitit do të instalohet dhe radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane “Lockheed Martin” do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore.
“Viti pas viti, përmes projekteve e investimeve, Forca e Armatosur po modernizohet. Shumë shpejt nis puna në terren për bazën ajrore të Kucovës, sipas projektit të hartuar nga NATO. Brenda këtij viti, radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane Lockheed Martin do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore. Punët e mira bëhen me hapa të sigurtë.“ – shkruan Xhaçka teksa poston videon.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post