Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e ftuara e para e sezonit të tretë të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan.
Ministrja, e cila pak javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të dytë, iu përgjigj pyetjeve të të vegjëlve të cilët kërkuan prej saj që t’i tregonte kuptimin e emrave që i ka vendosur fëmijëve.
“Unë kam zgjedhur që vajzës dhe djalit tu vë dy emra të shkurtër që në shqip kanë kuptim. Nalta- që do të thotë nalt, lart, dhe Kren- si shqipja me dy krena, kokë… kështu që dhe të dy bashkë duket sikur kanë një kuptim, pra kren-nalt, duket sikur kanë një kuptim, pra kryenaltë ”. /tvklan
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post