I njohur për deklaratat e tija epike në Kuvend, deputeti i PD-së Saimir Korreshi, nuk është ndalur as sot me ironizimet e tij. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Korreshi ka kritikuar projektligjin për “Agjencinë për dialog dhe bashkëqeverisje”, që u prezantua sot nga ministrja Elisa Spiropali. Gjatë fjalës së tij, deputeti ironizoi projektligjin që qeveria kërkon ta kthejë në ligj, ndërsa iu drejtua me disa pyetja ministres.
Deklarata e Korreshit:
“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mije, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht? Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre. Kjo agjenci ka çuar ndonjë port shpërdorim detyre gjatë këtyre viteve? Nuk ka ndonjë kryetar bashkie i emëruar nga ju që nuk e firmos këtë, por si do të jetë koordinimi me pushtetin vendor? I keni menduar këto? Ligji është vetëm perde pos s’ka dritare. Kësaj dritares çfarë do i bëjmë?” u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post