Ministrja Frida Krifca ka pritur këtë të mërkurë në zyrë dhjetë të rinj të cilët pas tre muajsh praktikë janë punësuar me kontratë 1-vjeçare pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të varësisë.
“Skuadrës së bujqësisë iu bashkuan 10 të rinj super energjikë të cilët pas tri muajsh praktike, tashmë punësohen me kontratë 1-vjeçare pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve tona të varësisë, përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Jam e sigurt që kjo eksperiencë do iu shërbejë si atyre për nisjen e duhur të karrierës profesionale, por më së shumti institucionit për ta energjizuar më tej me entuziazëm rinor. Mirë se vini në shtëpinë e bujqësisë vajza e djem”, shkruan Krifca në llogarinë e saj, teksa ndan fotot me të rinjtë e punësuar tashmë.
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës shërben si një mundësi shumë e mirë për të rinjtë mes moshës 21-26 vjeç, për t’u integruar në tregun e punës qoftë kjo në administratën qendrore, vendore, institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare.
Diskutime rreth kësaj post