Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka depozituar draftin për Kodin e ri Penal pranë Komisioneve Parlamentare, ku parashikon edhe dënim me burg dhe për personat që përhapin meme në internet.
Bëhet fjalë për imazhet që bëhen montazh me qëllime përfitimi apo jo, por që synojnë të dëmtojnë reputacionin e personit. Sipas Kodit të Ri, ky veprim konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet deri në 1 vit burg.
Çfarë parashikon saktësisht Neni 238 i Kodit të ri Penal, Seksioni VIII “Veprat penale kundër të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor dhe lirive themelore”:
-Cënimi i imazhit të personit
1.Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin enjë personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është njëmontazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhedënohet me burgim deri në 1 vit.
2.Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.
Diskutime rreth kësaj post