Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi kandidate për deputete e PS-së në qarkun e Tiranës, komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ qëndrimin e Presidentit Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Spiropali u shpreh se pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, maxhoranca do të fillojë procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta.
“Të mbyllim njëherë procesin, javën e ardhshme do të mblidhet edhe Parlamenti. Çdo gjë në kohën e vet. Koha ka ardhur. Presidenti ka dhënë të gjitha shenjat që nuk është president, por një kryetar partie i humbur dhe i humbur fort.
Ka marrë numrin më të vogël të mandate, ka një rënie drastike. Ka marrë ndëshkimin nga populli për përdorimin banal që i ka postit si president.”, – u shpreh Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post