Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka lëshuar perlën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi deklaroi se do hapte Akademi për barinjtë, ministrja është shprehur se do të ngrihet një program falas online për fermerët, i cili i mëson si të punojnë tokën.
Gjatë fjalës në Kuvend, ministrja e PS deklaroi se me anë të këtij programi “fermeri merr informacion për cilësinë e tokës ku do të dojë të ndërtojë fermën e tij”.
“Por kryejmë dixhitalizimin e sistemit të programit në mënyrë që i gjithë informacioni të procesohet online, të shkurtojmë kohë deri në lidhjen e kontratave duke e bërë kështu zbatimin e këtij programi online një ndër të para në rajon.
Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, kemi ngritur programin e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.
Kemi ndërtuar një sistem me të dhëna kadastrale të cilësisë së përdorimit të tokës, program që do të mundësojë fermerë akses online të të dhënave dhe tipeve të tokës, kulturave dhe përshtatshmërinë bujqësore që është më e udhës të kultivohen me bazën e të dhënave për në nivel parcele.
Ofrojmë informacion shtesë për të gjithë fermerët, i cili do të jetë falas, për sipërmarrësit që duan të investojnë në bujqësi dhe të kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre.
Fermeri merr informacion për cilësinë e tokës ku do të dojë të ndërtojë fermën e tij.”-shprehet Krifca.
Diskutime rreth kësaj post