Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj njoftoi sot hartimin e një ligji të ri për mbledhjen e taksës së pasurisë.
Ajo u shpreh se taksa e pasurisë këtë vit do të nisë me një proces krejt ndryshe duke nënvizuar se pilotimi do të nisë në 9 bashki. Për funksionimin e këtij procesi, Ibrahimaj shtoi se duhen sisteme të forta elektronike.
“Dua ta nis me një falenderim për ata që kanë kontribuar në këto vite për modernizimin e qeverisjes vendore. Kontribut të madh ka pasur qeveria zviceriane që ka asistuar me qëllim arritjen e këtij objektivi të përbashkët. Kërkohet vullnet dhe angazhim. Ky angazhim është treguar gjatë këtyre viteve por do të vijojë edhe në vitet e ardhshme me kalimin e shërbimeve online.
Kjo kërkon përgjegjshërmi të lartë si nga ana juaj dhe nga ana jonë. Reforma ka sjellë rritje të eficencës dhe rritje të të ardhurave dhe investimeve publike në çdo bashki. Të ardhurat që nga viti 2015 janë rritur me 2.3 herë ndërkohë që shpenzimet ku bëjnë pjesë dhe investimet janë rritur me rreth 60%. GDP ka ardhur në rritje. Sot përbëjnë 3.3% të GDP-së. Të ardhurat vendore janë rritur.
Megjithatë dua të ndalem te disa taksa që nuk e kanë pasur perfomancën e duhur. Prej kohësh kemi folur për taksën e pasurisë që këtë vit fillon me një proces ndryshe. Taksa e pasurisë këtë vit fillon me një proces krejt ndryshe. Ajo është duke u pilotuar në 9 bashki. Pilotimin e fillojmë në 9 bashki. Është nga ato taksa që nuk ka pasur performancë aq të mirë sa të tjerat. Do hartojmë një ligj të ri të taksës së pasurisë Pritet të nisë diskutimi në gjysmën e dytë të vitit. Pa sisteme të forta elektronike nuk arrihet reformë në mbledhjen e taksave”, tha Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj ka renditur nga bashkia më e mirë dhe më e dobët në vend.
“Bashkia Këlcyrë, Vlorë, Tepelenë kanë dalë nga situtata pa probleme financiare, Vora dhe Poliçan janë me probleme financiare. Durrës, Kukës, Himarë kanë pasur progres me financat publike. Janë 3 bashki që janë përkeqësuar me financat në 2020. Cërriku, Belsh, Malësi e Madhe.
Gjirokastër, Këlycë, Shkodër e Korcë kanë stok ndaj shpenzime të tyre, bashkia Tiranë dhe Elbasan i përgëzoj, e kanë stokun nën 5% nën shpenzimet e tyre”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.
Diskutime rreth kësaj post