Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka konfirmuar sot se veshjet “Zara” prodhohen në Patos, ndërsa veshjet e qepura me logon tonë shkojnë në tregjet e huaja. Ish Ndërmarrja Gjeofizike Patos me sipërfaqe 12 507 m2, është marrë përmes kontratës simbolike 1 Euro nga shoqëria “Tur Tekstil”.
Veshjet e qepura me logon “Made in Albania” shkojnë për tregjet gjermane, franceze dhe spanjolle, ndërsa këtu prodhohen një pjesë e mirë e veshjeve të kompanisë së njohur “Zara”.
Milva Ekonomi së bashku me deputetët Ervin Koci, Antoneta Dhima dhe kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, vizituan këtë kompani.
“Përveç skemës së vënies në dispozicion të sipërfaqes për aktivitet me qira 1 Euro për 20 vjet, një mbështetje tjetër që ka marrë kjo kompani është mbështetja me fondin e punësimit, ku aktualisht numërohen 320 të punësuar”, tha ajo, ndërsa e cilësoi këtë kompani si një histori suksesi.
Diskutime rreth kësaj post