Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka braktisur takimin me Senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Kjo pasi ajo është ballafaquar me kërkesën e studentëve, për të pasur praninë e mediave, kërkesë të cilën nuk e ka pranuar.
Për këtë ka reaguar edhe ministrja, e cila përmes një posti në rrjetin social “Twitter” është shprehur se studentët i kishin kërkuar takim dhe sipas saj ishte rënë dakord me ta që të bëhej pa praninë e mediave.
“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan Besa Shahini. /albeu
Diskutime rreth kësaj post