ISHP raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 143 raste të reja në të gjithë vendin, ku numrin më të madh e ka shënuar Tirana me 43 raste.
Ndërkohë, raportohet se gjatë ditës 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 51 persona, kurse numri i të shtruarve në spitalet Covid është 119.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.
Diskutime rreth kësaj post