Ministria e Drejtësisë, me vendimin e Prokurorisë, ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e familjes Dehari për përfshirjen e ekspertëve nga familjarët e të ndjerit, Astrit Dehari, raporton “Zeri.info”.
Përmes një komunikate për media, Ministria e Drejtësisë, ka deklaruar se do të ofroj transparencë maksimale për rastin e Astrit Deharit.
“Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë, mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin”, thuhet nëdër të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post