Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për padinë që Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në SPAK për gjyqtaren Klorinda Çela, e cila akuzohet se ka bllokuar një investim madhor të qeverisë me vendimmarrjen e saj.
Manjani e konsideron jo profesional dhe antikushtetues reagimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja për padinë në SPAK të gjyqtares.
Postimi i plotë:
‘Drejtësia nën presion apo vetë presioni?!
Më bëri përshtypje reagimi nervoz, joprofesional dhe haptazi antikushtetutë i Ministrit të Drejtësisë kundër një gjyqtareje e shkarkuar tashmë nga vetting.
Mesa kuptova, ngjarja ishte rutinë. Gjyqtarja në një mosmarrëveshje me palë shtetin, ka dhënë një masë sigurie kundër këtij të fundit. Kaq ka mjaftuar, pa pritur apelin e vendimit dhe shpërthen ministri në akuza dhe kanosje ndaj gjyqtares.
Që të sqarojmë ligjërisht situatën dhe të kuptojmë përse ministri është në anën e antiligjit:
1. Përpara gjykatës qeveria është thjesht njëra prej palëve. Asgjë më shumë sesa kaq. Kur palët reagojnë dhunshëm kundër gjykatës që jep vendim, në vartësi të dhunës së ushtruar, ata quhen kanosës e deri edhe terroristë.
Reagimi i ministrit ishte i dhunshëm dhe e klasifikon atë si kërcënim i pastër verbal.
E vendosur në kontekstin e ndarjes së pushteteve, ajo deklaratë e ministrit quhrt PRESION POLITIK inlryer haptas për të nënshtruar gjykatën! Nuk ka emër tjetër kjo sjellje.
2. Që me anëtarësimin në Këshillin e Europës, shteti Shqiptar ka pranuar mosndëshkimin penal të gjyqtarëve përshkak të vendimeve që ata japin. Mbi këtë bazë, ne e kemi hequr nga Kodi Penal nenin bolshevik të dhënies së vendimit të padrejtë.
Në sistemin demokratik vendimi i gjykatës është ligj. Ai mund të kundërshtohet vetëm në një gjykatë më të lartë dhe kaq. Por gjykatësi që jep vendimin nuk mban përgjegjësi ligjore pse jep vendim. Detyra e gjyqtarit është të japë vendime, pavarësisht sa na pëlqejnë ato.
Nuk ka kriter tjetër që të dallojë pavarësinë reale të gjykatës nga pushteti politik!
3. Pas ndryshimeve Kushtetuese të 2016, Ministri i Drejtësisë nuk ka më asnjë rol në procesin disiplinor të gjykatësve. Ministri aktual e di këtë gjë, sepse e ka votuar atë Kushtetutë.
Ndaj pozicioni publik që Ai mori në atë çështje nuk qëndron në asnjë germë, pikë e presje të Kushtetutës.
Përkundrazi, ai qëndrim është haptazi anti kushtetutë dhe përbën presion të pastër ndaj gjykatës. Qëllimi nuk është shumë dënimi i gjykatëses konkrete, por kanosja e gjyqtarëve të tjerë.
Mesazhi është i qartë: kush vendos kundër nesh e çojmë në SPAK.
Ky është mesazhi i ministrit dhe qeverisë.
Po drejtësia?
SPAK duhet të gjejë mënyrën të reagojë duke provuar se nuk është instrument politik i qeverisë. Duhet të na bindë se është i pavarur në vendimmarrje.
Hë për hë provat publike na sugjerojnë se SPAK vepron mbi deklarime politike të palëve ndaj njëri tjetrit. Deklarimi i Edi Ramës se doktor Edvin Prifti u arrestua, kur ai ende nuk kishte shkuar në sallën e gjyqit është flagrant!
Hetimet pasurore të sforcuara ndaj gjykatësve të larguar nga Vetting janë provë tjetër që ata nuk janë sovranë…
Edhe çështja Koka ka filluar mbi një kallëzim politik… ndoshta që të duket si i ballncuar?!
Më në fund shoqatat e gjyqtarëve dje e sot duhet të ishin në reagim ekstrem nga ky presion i hapur politik i qeverisë ndaj tyre.
Apo ç’e deshe?!
U mësuan me të keqen, apo janë një me të?!
Kjo është çështja!”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post