Ministrja e arsimit, Evis Kushi ka bërë të ditur se viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare. Kushi tha se ky vendim është marrë me qëllim për të rikuperuar të gjitha mangësitë nga mësimi online.
Por, ky plan sipas ministres do të zbatohet në varësi të nevojave specifike që do të ketë çdo shkollë.
“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”, u shpreh Kushi.
Gjithashtu, ndër të tjera Kushi ka theksuar se ndryshimet e mëdha që po pëson arsimi në Shqipëri janë të mëdha, si në teknologji dhe në mësimëdhënie. Ajo tha se është bërë një punë mjaft e madhe për të afruar sitemin arsimor me atë të vendeve të zhvilluara.
Diskutime rreth kësaj post