Pedra do Telegrafo vitet e fundit është shndërruar në një prej pikave turistike më të famshme në Brazil, pasi gjithnjë e më shumë njerëz shkrepin foto në shkëmbin e famshëm.
Një prej tyre është edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka, i cili ka bërë një foto, në pamje të parë të çmendur, së bashku me bashkëshorten e tij.
Ai shihet i varur në pjesën e poshtme të shkëmbit dhe bashkëshortja i dhuron një puthje, ndërkohë që poshtë tyre, shihet një plazh i mahnitshëm.
Por nëse menduat se ministri në të vërtetë ka rrezikuar jetën për këtë foto, e keni gabim. Të gjitha këto foto të çmendura që realizohen në shkëmbin në fjalë e kanë një kleçkë, pasi poshtë shkëmbit që duket se qëndron mbi humnerë, në fakt është një tjetër shkëmb, që lejon “guximtarët” të bëjnë fotot e tyre “ekstreme”. Burimi: Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post