Pas deklaratës së Edi Ramës se në qoftë se BE-ja nuk i hap dyert për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën, ka reaguar dhe ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin.
Në fjalën e tij Vulin u shpreh se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mund të ndodhë vetëm me luftë, dhe se me të tilla deklarata Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.
“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të bëhet me mjete paqësore dhe nuk mund të ndodhë pa luftë dhe pa ndonjë aksident të madh. Edi Rama do të përsërisë deklaratat e tilla dhe do t’i bëjë shantazh BE-së deri kur kjo e fundit do të reagoj se kjo sjellje është e papranueshme dhe të ndëshkohet”, ka thënë Vulin.
Diskutime rreth kësaj post