Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur nga Korça për zgjedhjet e 30 qershorit për të cilat tha se do të mbahen duke nënvizuar përgjegjësitë e policisë për këtë proces.
Sipas Ballkanëeb, ndër të tjera Lleshaj theksoi se kush do sabotojë votimin do të japë llogari para ligjit.
“Qeveria është e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Ministria e Brendshme është një prej instrumenteve që garanton zgjedhjet. Lista e zgjedhësve dhe mjedisi i sigurt, janë detyrat e dikasterit tonë. Zgjedhjet bëhen në prag të vendimmarrjeve historike.
Duhet të garantojmë që Shqipëria është një vend i pjekur për të hapur negociatat. Zgjedhjet duhet të zhvillohen me parametrat e kërkuar. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë.
Kushdo që del nga binarët e arsyes dhe thjesht mendon që mund të cenojë të drejtën ligjitime dhe sovrane të qytetarëve shqiptarë për të votuar, të jetë nën kujdesin ligjor të Policisë, në mënyrë që asgjë të mos ngelet e paditur, e paevidentuar dhe e pandëshkuar në ato raste që ndërshkimi do të jetë i merituar.
Besoj se do të jetë pak ose aspak, por dhe sikur një rast i vetëm që dikush guxon të sabotojë ngjarjen më të rëndësishme, në momentin më të rëndësishëm të vendimmarrjes së popullit shqiptar që është votimi, do të japë llogari përballë ligjit”, deklaroi Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post