Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel shprehu shqetësimin e tij se reforma në drejtësi po pengohet dhe se nuk e kupton bojkotimin e Parlamentit nga opozita.
“Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Shteti ligjor garanton se në qendër të vëmendjes janë interesat e qytetarëve. Reforma në drejtësi po pengohet dhe nuk e kuptojmë se si parlamentarët bojkotojnë Parlamentin”, tha Gabriel në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
“Pas pak javësh ka zgjedhje dhe normalja është që nëse deputetët janë të pakënaqur me qeverinë, ta tregojnë këtë në fushatën elektorale. Në demokraci, duhet respektuar Kushtetuta dhe shumica. Këtë gjë duhet të bëjnë ato shtete që duan të bëhen pjesë e BE-së. Gjendja duhet ndryshuar përmes zgjedhjeve dhe jo nëpërmjet bojkotit të Parlamentit. Bojkoti nuk është rrugë e pranueshme për të shprehur vullnetin”, shtoi Gabriel.
Diskutime rreth kësaj post