Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi i ka surprizuar të gjithë mbrëmjen e djeshme. I ftuar në emisioni ‘Soiree’, Shalsi ka treguar se ai di të luajë me mandolinë.
Shalsi siç nuk e kishim parë ndonjëherë, performoi një potpuri këngësh shqiptare dhe të huaja duke krijuar një atmosferë të këndshme.
Eduard Shalsi:
“Shumë vite më përpara, në shtëpinë e Pionerit” dhe aty nga vitet ‘70 nëpër 8 vjeçaret e Tiranës, vinin mësues të ndryshëm që merreshin me muzikë dhe kuptonin se kush kishte vesh muzikor dhe kush nuk ka vesh muzikor. Ka qenë vitit ‘77-‘78 dhe në fakt më përzgjodhën për kitarë dhe dëshira jonë ishte kitara, por meqë i kishim gishtat e vegjël që ta fillojmë me mandolinën dhe pastaj të kalonim tek kitara. E vërteta është që asokohe, shtëpitë e Pionerit ishin shumë popullore dhe përgjatë 2-3 viteve atëherë kemi dhënë shumë koncerte dhe u shndërruam në profesionist. Jepnim koncerte tek Pallati i Kulturës, kemi shkuar në disa qytete të Shqipërisë, ishte një Ansambël muzikor, kishim një mësuese të jashtëzakonshme dhe më ka marr malli ta shoh”, ka treguar Eduard Shalsi.
Diskutime rreth kësaj post