Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Avdullah Hoti nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen ndërqeveritare mes dy vendeve, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin është revoltuar pas mbledhjes së dy qeverive shqiptare ditën e sotme në Tiranë.
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama s “porti i Durrësit do të jetë i Kosovës”, Vulin ka thënë se ky është plani i “katastrofës së madhe” për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë dhe serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre, kështu që përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen.
“Shqipëria e Madhe” është një lajm i një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post