Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI nuk ka lidhje me çështjen e inceneratorëve, edhe pse një ish-ministër i kësaj partie ka firmosur ndërtimin e tij.
Lidhur me ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, Kryetarja e LSI u shpreh se ai është larguar për këtë arsye dhe se partia nuk ndërhynte në punën e ministrave të saj.
“Ai ish-ministër është larguar për shkak të sulmit dhe moskopromisit lidhur me abuzimin në çështjen e inceneratorëve”, u shpreh Kryemadhi.
E pyetur nga gazetari Mentor Kikia nëse kjo donte të thoshte që ministrat e LSI ishin jashtë kontrollit të kësaj force, Kryemadhi tha: “Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero”.
Diskutime rreth kësaj post