Ministri i Jashtëm i Turqisë ka nisur vizitën në Tiranë nga Xhamia e Namasgjasë, e cila edhe pse e përfunduar, nuk është inauguruar. Burime diplomatike bënë të ditur se ministri Fidan ka ardhur në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Pas vizitës në xhami ai u takua me biznesmenë turq.
Axhenda zyrtare fillon të hënën me takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani. Të dy ministrat pas takimit do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për median.
Më pas mësohet se ministri i Jashtëm turk do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post