Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së dy qeverie Kosovë-Shqipëri.
Ai thotë se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.
Mediet serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre, ku përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen.
Vulin thotë se ‘Shqipëria e Madhe’ është lajm i një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndërsa ka bere thirrje për bashkim institucional.
“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post