Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Di Maio dhe Rama diskutuan për luftën kundër Covid-19 dhe bashkëpunimin dypalësh, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e kryesisë shqiptare të OSBE-së.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E JASTHME ITALIANE
“ITALI-SHQIPËRI: BISEDË TELEFONIKE MIDIS DI MAIO-s DHE KRYEMINISTRIT RAMA
Romë, 13 nëntor – (Nova) – Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën me dije Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nëpërmjet profilit të saj Tëitter, tema të bisedës qenë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, integrimi i Tiranës në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së.”, shkruhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post