Ministri i Jashtëm i Greqisë Giorgos Gerapetritis i dërgoi një paralajmërim Shqipërisë në lidhje me çështjen “Beleri” sa i përket rrugës drejt integrimit europian.
Duke folur për zgjerimin e BE-së në një konferencë ndërkombëtare në Athinë, Gerapetritis tha se Greqia nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së, si demokracia dhe gjyqësori.
“Shqipëria duhet të dëshmojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës”, u shpreh ministri i Jashtëm grek duke iu referuar rastit të Fredi Belerit, i cili fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, por është i arrestuar për blerje votash.
Gerapetritis mbështeti gjithashtu integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Ukrainës e Moldavisë, duke theksuar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian duhet të rigjallërohet.
“Në këto kohë të vështira, një BE e fortë dhe gjithëpërfshirëse është gur themeli për paqen dhe prosperitetin”, u shpreh ministri i Jashtëm i Greqisë, duke shtuar se Athina ka për detyrë të udhëheqë procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post