Ministri i Jashtëm hollandez, Stephanus Blok, ka deklaruar se Shqipëria duhet që të tregojë një angazhim serioz për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Me anë të një interviste në portalin e përditshëm kroat Jutarnji.eu, ministri i Jashtëm hollandez theksoi se Hollanda është e gatshme që të ndihmojë në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri por edhe në Maqedoninë e Veriut, transmeton newsbomb.al.
‘Para fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’, ka thënë Ministri i Jashtëm i hollandez Stephanus Blok.
I pyetur në lidhje me arsyet se përse Hollanda së bashku me Francën dhe Danimarkën vendosën veton në hapjen e negociatave të pranimit në BE ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Blok deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të vërtetë për t’u anëtarësuar në BE.
‘Këshilli Evropian do të kthehet në këtë çështje para Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të 2020-tës’, ka deklaruar Ministri i Jashtëm holandez.
Diskutime rreth kësaj post