Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas do të niset të dielën në një udhëtim katër-ditor në pesë vende, të cilat të gjitha kanë një rol për të luajtur në përpjekjet e vazhdueshme për të nxjerrë ata që kanë nevojë për mbrojtje nga Afganistani.
Sipas mediave të huaja ndalesa e parë të dielën është Turqia, e cila ka një rëndësi të madhe për funksionimin e vazhdueshëm të aeroportit në Kabul dhe pritjen e refugjatëve. Maas planifikon të vizitojë Uzbekistanin, Pakistanin dhe Taxhikistanin, tre nga vendet fqinje të Afganistanit, si dhe Katarin.
Maas po niset vetëm tre ditë pas përfundimit të operacionit të evakuimit të Bundesëehr, në të cilin forcat ajrore “fluturuan” 5.347 njerëz nga të paktën 45 vende jashtë Kabulit në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme. Megjithatë, ka ende më shumë se 10.000 njerëz në listat e largimit të “Foreign Office”, përfshirë 300 gjermanë.
Diskutime rreth kësaj post