Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian para se të nisej në Katar për bisedime të dielën për të diskutuar evakuimet e ardhshme nga Afganistani, tha të Shtunën se Franca nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me qeverinë e sapoformuar talebane pasi ata gënjejnë.
“Ata thanë se do të linin disa të huaj dhe afganë të largoheshin lirshëm dhe folën për një qeveri përfshirëse dhe përfaqësuese, por ata gënjejnë. Franca refuzon të njohë ose të ketë ndonjë lloj marrëdhënieje me këtë qeveri. Ne duam veprime nga talebanët dhe ata do të kenë nevojë për një hapësirë frymëmarrjeje ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Varet prej tyre.” -tha Le Drian.
Sipas mediave të huaja, deri më tani, Franca ka evakuuar rreth 3,000 njerëz dhe kishte zhvilluar bisedime me talebanët për të mundësuar ato largime.
Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u lut që vendet të vazhdojnë dialogun me talebanët. Ai e tha këtë gjatë një interviste me AFP të enjten. Ai shprehu frikën se kthimi i islamistëve të ashpër në pushtet në Afganistan mund të inkurajojë xhihadistët në rajonin Sahel të Afrikës.
Diskutime rreth kësaj post