Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.
Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti amerikan, Joe Biden në qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.
Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IAÇ) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post