Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, ka bërë një hap pas dhe është tërhequr nga deklaratat e tij që fliste për fuqinë ushtarake të shtetit Grek në raport me fqinjet si dhe për çeshtje e çamëve.
Në një aktivitet në shkollën ushtarake të Greqisë, ministri i Mbrojtjes u shpreh se forcat greke të armatosura janë faktor që garantojnë unitetin dhe bashkimin e shtetit helen dhe janë të gatshme çdo ditë për të mbrojtur interesat e vendit dhe të drejtat e qytetarëve grekë.
“Greqia nuk ka qenë asnjëherë luftarake. As tani nuk është. Këtë le ta dëgjojnë disa në Lindje, por edhe ata në kufijtë tanë veriorë”, është shprehur sot Kamenos duke iu referuar Turqisë dhe Shqipërisë.
Vetëm 3 ditë më parë, Panos Kamenos në një fshat pranë kufirit me Shqipërinë, u shpreh se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për këtë çështje janë për konsum të politikës shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post