Zëvendëskryeministri maqedonas, njëkohësisht edhe ministër i Financave, Zoran Stavreski dha sot dorëheqjen për arsye shëndetësore.
“Problemet shëndetësore me të cilat ballafaqohem dhe këshillat e mjekëve tregojnë se duhet një kohë më e gjatë e mjekimit dhe kurimit, kështu që unë nuk kam mundësi ta kryej funksionin si ministër i Financave dhe nënkryetar i qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, thekson Zoran Stavreski në dorëheqjen e tij.
“Kisha kënaqësinë të jem pjesë e qeverisë, që me entuziazëm të madh punoi për Maqedoninë dhe solli rezultate të cilat shumë qytetarë i ndiejnë, duke nisur nga zvogëlimi serioz i papunësisë, përmirësimit të dukshëm të klimës së biznesit, rritjet e mëdha të ekonomisë dhe eksportit, sjellja e shumë investitorëve dhe zhvillimi i politikave të shëndosha makroekonomike dhe financiare. E gjithë kjo është realizuar në vite jashtëzakonisht të vështira të krizës globale financiare dhe krizës evropiane”, shkruan Stavreski.
Diskutime rreth kësaj post