TIRANE, 9 Janar
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ishte të shtunën në Dibër, ku u njoh me situatën e krijuar pas reshjeve dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë kryesisht zonat verilindore dhe juglindore të vendit.
Shtabi i Emergjencave i ngritur pranë këtij qarku informoi ministrin Cani, i cili është deputet i kësaj zone, mbi situatën e krijuar dhe masat e marra për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.
Si rezultat i reshjeve lumi Drin pranë Gjoricës, në Bulqizë u rrit ndjeshëm dhe prurjet rrezikuan të prishin argjinaturën mbrojtëse. Por situata u mbajt nën monitorim. Ministri Cani më herët u ndal edhe në Mat për të parë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve
Diskutime rreth kësaj post