Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar ashpër në lidhje me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 6 dhjetor, ditën kur pritet të mbahet në Tiranë, Samiti mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke e cilësuar kreun e PD-së “një konsull famëkeq të Vladimir Putinit”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se atë ditë Shqipëria do të jetë mikpritëse e Evropës.
Çuçi e quan Berishën “anti-shqiptar” dhe thotë se edhe mbështetësit e PD do ta refuzojnë protestën.
Reagimi i Çuçit:
“Vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi nga dëshpërimi i non gratës dhe i rublave ruse që i dolën sheshit, kërkon të turpërojë Shqipërinë më 6 dhjetor, ditën kur Tirana mirëpret për herë të parë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në grahmat e fundit politike të tij, ky njeri nuk le rast pa tentuar për t’i bërë një tjetër të zezë Shqipërisë, fiks si të ishte një Konsull famëkeq i Vladimir Putinit.
Jam i bindur se edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shumë arsye për të qenë opozitarë me qeverinë, do ta braktisin Sali Berishën në aktin e tij të radhës për t’i lënë Shqipërisë një tjetër damkë turpi në sytë e gjithë botës.
Sigurisht që Tirana atë ditë do jetë kryeqyteti më i sigurt, më miqësor dhe më mikpritës i Europës”, shkruan Bledi Çuçi.
Diskutime rreth kësaj post