Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë prezantimit të kandidatëve në qytetin e Krujës, tha se Duka, ka qenë ministër Bujqësie, në shekullin e 5-të p.e.s.
Përmes një postimi në “Facebook”, Duka thotë se Rama ka ndryshuar rrjedhën e shekujve dhe këtë gjë e krahason me diktatorin e Taxhikistanit, i cili disa vite më parë ndryshoi kalendarin e vendit.
Më tej ai shton se diktatorët janë njësoj kudo dhe kanë të njëjtin “fund të lumtur”.
Postimi i plotë i Agron Dukës:
“Duka – Ramës!!
Të të rrojë kosherja se bletët të kanë ikur”.
Udhëheqësi ynë shekullor ka filluar ndryshon dhe rrjedhën e shekujve.
Të njëjtën gjë bëri edhe diktatori i Taxhikistanit disa vite më parë, ndryshoi kalendarin e vendit.
Diktatorët janë njësoj kudo, ndaj kanë të njëjtin “Happy End”.
Ndoshta Rama beson se do të jetë udhëheqësi historik i shqiptarëve deri në shekullin e 25 pas erës tonë.
Për këtë raste dalldisjeje populli thotë: “T’i rrojë kosherja se bletët i kanë ikur”, – ka shkruar Duka.
Diskutime rreth kësaj post