Anëtari i Kryesisë së PDK-së Adri Nurellari, duke folur për Mini-Shengenin, deklaroi se kjo është nismë për të shkundur Brukselin. Nurellari theksoi se nisma lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të mallrave.
Deklarata e Nurellarit:
“Mini-Shengeni iu leverdis shqiptarëve, sepse nxit lëvizjen e lirë mes shqiptarëve. Projekti nxit integrimin më tej në BE. Mini-Shengeni nuk sjell asnjë pengesë. Nisma për të shkundur Brukselin e në këtë aspect nuk shikon ndonjë problem, sepse projekti i BE-së ka nisur si projekt paqeje. Qarkullimi i lirë i punëtorëve dhe kapitalit është diçka e mirë.
Ne tanimë jemi partner me Bashkimin Europian, mallrat e BE-së mund të vijnë këtu, prandaj nuk mund të trembemi nga Serbia, sepse ne kemi tregti të lirë me BE-në, prandaj janë frikëra të paqëna. Më vjen mirë që Basha nuk ka marrë pozicion të ashpër, sepse duhet shkuar përtej interesave partiake”, deklaroi Nurellari.
Diskutime rreth kësaj post