Deputetja socialiste e qarkut të Shkodrës Mimoza Hafizi është e para e cila ka dalë publikisht në mbështetje të deputetin Ben Blushi porsa i përket zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hafizi thotë se i bashkohet nismës së Blushit në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste. Më tej, ajo thotë se i ka ofruar Blushit mbështetjen në rrugëtimin dhe platformën në Kongresin e ardhshëm të PS-s.
Postimi i plotë i Hafizit në Facebook
Miq të nderuar!
I bashkohem kolegut tim Ben BLUSHI në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qenies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë.
Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti.
Mirëpres çdo sugjerim, besoj që kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm antarëve të saj, por çdo qytetari.
Diskutime rreth kësaj post