Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka komentuar ardhjen e ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim.
“Ishte më shumë se sa e nevojshme që Ambasada të plotësohej me titullarin primar. Politika e Amerikës, e presidentit të SHBA-ve, është e njëjtë kur flitet për Shqipërinë. Ata janë gjithmonë me ne. Shpesh biem në grackën se kush ambasador është i lidhur me krahët politikë, por politika vazhdon të mbetet e njëjtë. Ata vazhdojnë të na mbështesin, madje janë duke punuar fortë për të sjellë një politik të re kur flitet për vendet e Ballkanit Perëndimor”.– tha Kodheli e ftuar në A2.
Ambasadorja Kim tha pak ditë më parë se është gati ti përvishet punës dhe se ndihet shumë e nderuar për ardhjen në Shqipëri.
Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.
Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.
Diskutime rreth kësaj post