Nga Erjon Braçe
Mimi Kodheli i ka degjuar te gjitha deri me sot! Te gjitha!
Por nga shqiptare.
Ka nje soj shqiptaresh ne politike qe jane te afte te thone gjithcka.
Sali Berisha eshte njeri dhe, ai i ka thene te gjitha.
Nese greket e llumit kane shtuar edhe me, dicka me shume se ky shqiptar, kjo nuk duhet te habise kerkend.
Greket e kane gjithnje nje shqiptar qe ti “udheheqe” ne nje sulm te ri, shpifje te ndyre e te ulet. Edhe ndaj nje gruaje, po po edhe ndaj nje gruaje.
Ndaj nuk me duket dhe aq greke, pavaresisht se banale, shpifja e fundit e tyre. Jane bashke, prej vitesh jane bashke.
Ne ane tjeter, shoh se ne “lajmet” asnjeanese shqiptare, ka nje referim- “media greke”.
Me duhet te bej nje nenvizim te cilin e ben kushdo duke pare Greqine;
Kur behet fjale per nacionalizmin banal grek, ne Greqi nuk ka me media-ne kuptim te institucionit te pavarur, te balancuar, etik dhe profesional; shteti e media atje jane nje.
Ndaj, nga pardje deri sot, nuk ka nje ze te vetem ne Greqi te denoje shpifjen e ulet dhe sulmin banal ndaj nje gruaje shqiptare; nuk ka ne shtet, qeverine e tyre, por nuk ka as ne shoqeri, ne media gjithashtu.
Te kuptohemi, une as qe pres qe nje “i djegur”, i fryre deri ne gushe me firomen e nacionalizmit dhe i veshur ne menyren me qesharake te mundshme me petka ushtarake, sic ky ministri i Mbrojtjes se Greqise, te denoje sulmin ndaj nje homologeje, pjestare e tavolines se ngushte te nje familje-NATO-s.
Se ben dot nje grek si ai!
Po ne Shqiperi?
Ne Shqiperi nuk kane te ndenjura-po tregohem i kursyer.
Kur them kete nuk kam parasysh Evangelos Doules, as ngrihet deri ketu ai.
Po kam parasysh shume e shume te tjere;
Se pari, grate e politikes, me te shumta se kurre, por me te ndara se kurre edhe kur ndodh ky sulm i papare ndaj nje gruaje sic ato.
Deputete apo ministre, duhet ta kishin nje qendrim.
Heshtja nuk ben pune!
Se dyti, grate e angazhuara pertej politikes, ato qe e kane nje ze-pushtet eshte dhe ky, kane luftuar e vijojne ta bejne kete per te nxjerre te tjera gra nga trysnia e dhunes gjithfaresh qe rri mbi kokat e tyre, per shkak se jane gra, pa fuqine e banalitetit te burrave.
Dhune eshte edhe ky sulm i ulet e banal!
Nuk i drejtohet vetem nje gruaje ministre, por cdo gruaje qe ka kurajon te flase, te thote te verteten dhe te perhape mendimin e saj.
Heshtja as ketu nuk ben pune!
Ne fakt tek mendimi nisi e gjitha.
Tek rroba, gjesti dhe gafurrja e nje kokeboshi grek.
Tek fjala, e verteta dhe mendimi i nje ministreje shqiptare.
KIshte nje diference te madhe;
Ai foli si grek, Ajo ju pergjigje si ministre e nje vendi ne NATO.
E mendoj shpesh; keta greke duhen mundur me Europen, europianizmin e gjithkujt, patjeter edhe shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post