Anëtari serb i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka folur rreth takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.
Ai tha që një prej temave të diskutimit do të ishte ligji për ndalimin e mohimit të gjenocidit – i prezantuar nga tashmë ish Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së në Bosnje, Valentin Inzko.
“Çështja këtu është imponimi i ligjit, jo thelbi i tij. Data e takimit u njoftua më herët. Serbia u angazhua të ndihmonte Republika Srpskan, infrastrukturën e saj,” deklaroi Dodik.
“Serbia mbështet Marrëveshjen e Daytonit. Duhet ta njoftojmë presidentin me detajet [e asaj që po ndodh në Bosnje]. Do të përgjigjemi me ashpërsi. Rrëfimet për gjenocidin po na imponohen si obligim… Bosnja po dëshmon se nuk mund të funksionojë. Nuk mund të jetojmë bashkë dhe prandaj duhet të ndahemi,”– shtoi më tej ai.
“Le t’i krijojmë tri shtete të ndara. Kjo është një situatë e pazgjidhur. Ata po na shtyjnë drejt kësaj”, tha më tej ai.
Diskutime rreth kësaj post