Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme teksa po fliste për kufijtë në Ballkanin Perëndimor.
Republika serbe e Bosnjes mund të shpallë Pavarësinë, nëse në hartën e Ballkanit ndodhin ndryshime. Këtë e pohon në një intervistë për Televizionin Klan, Milorad Dodik.
“Po natyrisht, përse jo? Përse është e lejuar që të krijohet stereotip që Kosova mund të jetë në një perceptim të Perëndimit shtet, kurse Republika Serbe nuk mund të jetë? Kurse, pothuajse kushtet lokale janë të ngjashme…
Jemi shumë të interesuar. Unë do ta respektoj qëndrimin e Beogradit rreth kësaj ҫështje dhe unë do ta ndjek atë. Kam mendime të ndryshme në këtë temë, por në aspektin politik atë që do të vendos Beogradi në do ti qëndrojmë mbrapa. Kosova dhe Shqipëria gjithnjë e më shumë integrohen dhe ndajnë vlera të njëjta politike. Unë mendoj madje se kjo është normale. Por, përse nuk qenka normale nëse ne serbët nga Republika Serbe ndjekim atë që ndjek Serbia? Kjo nuk mund të ndryshohet pasi kjo është thjesht dhe gjithandej duhet të jetë kështu. Në aspektin ekonomik, ne nuk kemi patur ndonjë bashkëpunim me Kosovën”.
Diskutime rreth kësaj post