Kreu i PDS Paskal Milo është i bindur se Partia Socaliste dhe ajo Demokratike kanë si synim qeverisjen së bashku edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
I ftuar në studion e Report Tv, Milo tha se marrëveshja e arritur disa ditë më parë mes Ramës dhe Bashës, ka disa anë të errëta, një prej të cilave është dhe ajo që do të ndodh me dy partitë pas zgjedhjeve parlamentare. Ai u shpreh se pavarësisht se përflitet për një bashkëqeverisje PD-PS, asnjëra nga partitë nuk sqaron opinionin publik për atë që mund të ndodh.
“Unë e lexoj që me marrëveshjen është arritur qeverisja PD-PS bashkë edhe pas 25 qershorit. Duhet thënë se ajo ka shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhe se shumë pika të saj nuk janë sqaruar, duke nisur që tek ajo që do të ndodh me PS dhe PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit, a do të qeverisin apo jo. Të dyja partitë duhet ta qartësojnë këtë përpara opinionit publik”, tha Milo.
Milo ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, sipas të cilit i fituar lideri i opozitës. Ai tha se kjo marrëveshje, i ka shërbyer figurës politike të Bashës i cili pas protestës është ngritur më lart në sytë e demokratëve.
“PD ka fituar në raport me PS, ajo gjeti një motiv për të dalë nga çadra, kjo marrëveshje e kreu këtë mision. Kjo marrëveshje i dha Bashës një profil politikani në ngjitje që e menaxhoi situatën mjaft mirë, dhe uli dyshimet mëdyshjet që ekzistonin dhe nëse kjo shoqërohet në një rezultat të mirë në zgjedhje Basha shkon i sigurt të zgjidhet prapë kreu i PD. PD po shkon në zgjedhje me kredenciale të ngritura, çadra parapërgatitje për fushatën elektorale”, tha Milo.
Sipas tij, kjo marrëveshje ka shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhe se shumë pika të saj nuk janë sqaruar, duke nisur që tek ajo që do të ndodh me PS dhe PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit, a do të qeverisin apo jo. Sipas tij, të dyja partitë duhet ta qartësojnë këtë përpara opinionit publik.
Për sa i përket marrëveshjes me LSI, ai tha se nuk ka asnjë synim që të dëmtojë Partinë Socialiste.
“PDS nuk jemi nisur nga ndonjë qëllim për të dëmtuar PS, përkundrazi duke qenë se vetë PS nuk e quajti të arsyeshme të bënte me ne koalicion, dhe ne kemi gjykuar në bazë të interesave të partisë sonë. Duhet t’i merrte masat me kohë që të ndodhnin veprime të tilla. Kemi qenë të gatshëm të bashkëpunonim dhe partitë e tjera Socialiste, por kjo nuk varej vetëm nga ne. Askush të mos shqetësohet për marrëveshjes. Është marrëveshje e natyrshme, bashkëpunim para dhe post elektoral”, u shpreh Milo.
Diskutime rreth kësaj post