Liderët e PD i tremben zbatimit të vettingut në drejtësi. kështu ka komentuar nga Gjirokastra zhvillimet e fundit politike kryetari i PDS, Paskal Milo. Ai ka pohuar se e djathta dhe opozita merr nota negative në zbatimin e procesit të vettingut, pasi kombinimi i qëndrimit të PD me këtë proces dhe zgjedhjet e lira e të ndershme ka si qëllim pengimin e reformës në drejtësi.
Milo është i mendimit se politika aktuale shqiptare nuk ka aftësinë për të bërë kompromise, ndaj ndërhyrja e ndërkombëtarëve sipas tij është e pashmangshme.
Sipas tij formula e kompromisit për situatën e krijuar është shtimi i kompetencave të aktorëve të rëndësishëm politikë në ekzekutivin shqiptar në fazë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, e vetmja pikë në të cilën bie dakord me PD. Po ashtu, Milo theksoi se është gabim nëse dikush mendon se ka zgjedhje pa opozitën, pasi sipas tij kjo është në kundërshtim me thelbin e demokracisë.
Këto deklarata Paskal Milo i dha nga Gjirokastra ku ndodhej për një takim me strukturat e partisë së tij, ndërsa ende nuk dha një përgjigje të qartë se pjesë e cilit koalicion do të jetë edhe pse pohoi se PDS është një parti e qendrës së majtë.
Diskutime rreth kësaj post