Për Paskal Milon, kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, faji për situatën në vend është i dy partive kryesore.
“Me dy partitë e mëdha politike të alternuara në pushtet kundër njëra-tjetrës, por në raste të veçanta edhe bashkë kur jua lypin interesat, nuk ka mundësi që Shqipëria të bëjë progres të dukshëm në rrugën e reformave e në progresin e integrimit europian. I vetmi interes i tyre madhor është pushteti. Në emër të tij ata bënë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe ndryshuan sistemin zgjedhor. Manipulimi i vullnetit politik të shqiptarëve përmes këtij Kodi, përmes blerjes së votave e përmes vjedhjes së tyre në tavolinë, është vepër e përbashkët e PD dhe PS”, thotë Milo.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDS-së, ai i vuri partitë e vogla përpara dy zgjedhjeve.
“Ose do të bashkohen të gjitha në një pol të vetëm, ose do të bëhen pjesë e bishtave, ose zgjatimeve të dy partive kryesore. Opsioni i dytë, ka një përvojë shumë të hidhur, mashtruese dhe pabesie”, nënvizoi ai.
Për partinë që ai vetë drejton, Milo theksoi se vendimi do të merret pasi të shihet ecuria e reformave gjatë këtyre muajve të fundit.
“Demokracia Sociale do të përcaktojë në kohën e duhur se me kë do të bashkohet dhe se çfarë kontrate do të nënshkruajë”, u shpreh Milo.
Diskutime rreth kësaj post