Ardhja e ministrit Ditmir Bushati ne Shkoder gjate kesaj te shtune per tu takuar me strukturat e partise ne seline roze te qytetit, u shoqerua me jo pak diskutime dhe debate sa i perket nje prej çeshtjeve me te lakuara te viteve te fundit, ajo e punesimit.
Nje nder kerkesat e prera ishte ajo e largimit te militanteve te LSI-se nga ato institucione ku kane mbetur ende ne pune.
Shkodranews ka mesuar disa prej tyre, qe kryesojne edhe listen e te punesuarve te kesaj force politike, ku strukturat e PS presin me “padurim” tu hapen vende te reja pune, shkruan ShkodraNews.
Burime nga partia socialiste e Shkodres bejne me dije se kryeson hipoteka e qytetit, e cila renditet institucioni me numrin me te larte te te punesuarve nga radhet e LSI qe ende nuk jane larguar nga puna, e me pas vjen filiali i postes, bordi i kullimit, hekurudha dhe tatimet e doganat.
Pritet qe brenda ketyre diteve drejtuesit e ketyre institucioneve te bejne skanerin e te punesuarve dhe me pas tu dorezojne letrat e largimit nga puna, ku ne shume raste eshte perdorur skema e ristrukturimit, apo verejtjet e gjetura ne zbatimin e detyrave. Por ajo qe mbetet pikepyetja e madhe eshte se si do te zbatohet ky plan largimesh per ata qe disponojne statusin e nenpunesit civil, pasi drejtorite perkatese mund te perballen me padi ne gjykate dhe per pasoje kjo do te perkthehej ne demshperblimin qindarke per qindarke te shtetit, sic edhe ka ndodhur me heret ne disa raste.
Deri me tani furtuna me e madhe e te larguarve nga puna ne Shkoder nga radhet e LSI ka qene ne drejtorine e shfrytezimit te automjeteve me mbi 20 nenpunes, e pasuar me pas me titullaret e AKU, ZRPP, Poste etj.
Era e ndryshimeve nga PS ne Shkoder po vjen ngadale, por me nje divorc te forte me ish aleatin qe per 4 vite drejtuan Shqiperine, e ku sot betejen e kane si kundershtare ne opozite me njera – tjetren.
Kjo lufte e forte e nisur mes tyre do te jete edhe nje “kale beteje” per zgjedhjet e 2019-es, ku gara per bashkite mund te riktheje aleancen PD – LSI, e PS e vetme perballe tyre! /ShkodraNews
Diskutime rreth kësaj post