Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka reaguar pas operacionit ndërkombëtar të antidrogës të koduar “Shpirti”, ku mes të arrestuarve kishte edhe zyrtarë të lartë.
Me një postim në Twitter, Soreca thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE.
“Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë falë bashkëpunimit të madh midis DIA SPAK dhe Policisë së Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuri me vlerë miliona euro të sekuestruara. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE”, – shkruan ambasadori.
Diskutime rreth kësaj post