Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk thotë se ai planifikon të dërgojë 1 milion njerëz në Mars deri në vitin 2050 duke lëshuar nga tre anije kozmike çdo ditë dhe duke krijuar “shumë punë” në planetin e kuq.
Në një postim në Twitter të enjten, Elon Musk zbuloi detaje të reja në lidhje me planin e tij për të ndërtuar një qytet me 1 milion njerëz në Mars deri në vitin 2050.
Musk tha se shpresonte të ndërtonte 1.000 anije kozmike të ripërdorshme që ‘SpaceX’ po zhvillon në Teksasin Jugor.
Qëllimi i Musk është të nisë mesatarisht tre anije kozmike në ditë dhe ta bëjë udhëtimin në Mars të disponueshëm për këdo.
“Duhet të jetë i tillë që dikush mund të shkojë nëse dëshiron, me kredi në dispozicion për ata që nuk kanë para”, – ka thënë Musk.
Diskutime rreth kësaj post